Vendosni fjalën kyçe....

Deutsche Welle: Skandali që mund t’i kushtojë karrierën kryeministrit Rama që kombinon politikën dhe artin


Media shtetërore gjermane DW i ka kushtuar një artikull Kryeministrit Rama e cila shkruan se përfshirja në një skandal për ndërtimin e një ndërtese mund t’i kushtojë atij karrierën politike.

Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Një piktor dhe skulptor. I cili ka dhe ekspozita.

Por, për 12 muajt e fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin – ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese – që ka prishur reputacionin e tij e cila mund t’i shkurtojë karrierën e tij politike”-shkruan DW.

Në materialin audio të reporterit John Laurenson, përshkruan karrierën e kryeministrit Rama i cili ka qenë si sportist dhe piktor.

Por më tej lidhur me karrierën e tij politikë, reporteri vë në dukje se prishja e Teatrit Kombëtar dhë ndërtimi i një të riu mund t’i shkurtojë karrierën politike të Kryeministrit.

Reporteri lidhur më Teatrin përmend të gjithë historikun për të cilin Rama ka dashur të prishë ndërtesën që prej kohës kur ai ishte Kryebashkiak dhe deri më tani kur është Kryeministër për të cilin bëri edhe një ligj special.

Gazetari i DW gjithashtu, nga intervista me Albana Vokshin tregon përfitimet që do marri Kryeministri nga firma private e cila do ndërtojë në zonën historike rreth Teatrit.

Reporteri nuk le pa pasqyruar edhe situatën e protestave që kanë shpërthyer në vend nga opozita të për të cilat ai thotë se ka pasur përpjekje të hyjnë në zyrën e qeverisë.

Materiali origjinal mund ta gjeni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *