Një grabitje me dhunë ka ndodhur para 3 ditës në Tiranë te Unaza e Re.
Pronarit të një pike këmbimi valutor i është grabitur një shumë prej 20 mijë eurosh.
Ngjarja ka ndodhur teksa kambisti po dilte nga një garazhi pranë shtëpisë së tij, kur është sulmuar një person i maskuar, i cili nën kërcënimin e thikës i ka marrë shumën e lartpërmendur. Videoja është publikuar nga Gazeta Shqip.
Kambisti e ka denoncuar ngjarjen në polici ku ka rrëfyer se është përleshur me autorin por nuk ka mundur dot ta ndalojë grabitjen.