Duket se krybashkiaku Erion Veliaj ka aktivizuar të gjithë strukturat për të pasur sa më shumë pjesëmarrës në mitingun që do zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë në oren 11:00.
Pas mesazheve të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha ku punonjësit e administratës detyrohen që të marrin pjesë në miting, si edhe ato të dy funksionarëve të PD-së Dorian Teliti dhe Kreshnik Çollaku këtë herë janë publikuara sërish sms të tjera ku është kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste Elio Hyska i cili kërkon nga anëtarët e forumit të marrin pjesë masivisht duke çuar edhe secili nga 10 persona të tjerë,
Në mesazhet Hyska i kërcënon se do merren masa nëse nuk ka pjesëmarrje masive.