Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi-Ramës: Mund ta shkelësh një lule, por s’e kthen dot mbrapsht pranverën


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka uruar ditën e Sulltan Novruzit. Kryemadhi ishte në selinë e Kryegjyshatës  ku deklaroi se djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës tregon ndarjen e qartë të çdo pazari mes palëve dhe ka shtruar rrugën për të vendosur gjërat në shtratin kushtetues.

“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se pranvera politike në Shqipëri do vijë pavarësisht gjithçkaje teksa deklaroi: “Mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën”.

Në fund të deklaratës, Kryemadhi tha se sot nuk është dita për t’u marrë me politikë duke u uruar gjithë shqiptarëve këtë ditë feste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *