Templates by BIGtheme NET

“Pjesëmarrjen ta faktojmë me foto nga sheshi, ndryshe na heqin nga puna” – Tjetër denoncim për mitingun e Veliajt

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar të tjera mesazhe nga punonjësit e administratës të cilët denoncojnë terrorin dhe presionin  që po u bëhet për të marrë pjesë në mitingun që do organizojë Rama e Veliaj në sheshin Nënë Tereza, ku do prezantohet Veliaj si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Në mesazhet e qytetarëve thuhet se përveç pjesëmarrjes në miting, ata duhet ta faktojnë këtë edhe me foto ndërsa janë kërcënuar se në rast se nuk marrin pjesë, do shkarkohen nga puna.

“Vazhdon terrori mbi punonjesit e administrates per te marre pjese me detyrim ne antimitingun e Edvinit! Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. Sb. Mirembrema! Ne lidhje me ate qe disa persona kane shprehur per mitingun e atij pleres ne daten 23 eshte shume e vertete . Tek ne kan ushtruar nje presion te madh duke na detyruar te japim emrat e personave qe do marrim me vete edhe ne momentin qe do jemi ne shesh duhet ti bejme foto edhe tju a dergojme. Presioni ka qen nese nuk vini edhe nuk sillni njerez jeni te pushuar direkt nga puna.

“Ju uroj gjithe te mirat. Pershendetje Zoti Berisha! Jam nje qytetare nga Gjirokastra dhe po Juve ne dijeni se kryetari I Partise Socialiste Gjirokaster po Ben lista me punjonjes te admi istrates, duke I detyruar dhe trembur me vendin e punes, per t’i derguar ne Tirane diten e shtune me autobuza ne mbeshtetje te Lali Erit. Mund tua vertetoni shqiptareve me foto e video “sesa e duan Lali Erin” sa dhe nga Gjirokastra e larget po mbleshin njerez se nga Tirana askush s’genjehet.

Poshte mashtruesit dhe hajdutet.

Anonim ju lutem.”

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto