Policia e Kosovëa nisur një aksion në gjithë vendin për të kontrolluar lojërat e fatit.
Sipas zëdhënsësit të policisë, Baki Kelani, i cili ka dhënë një konferencë për mediat, synohet kontrolli dhe mbyllja e të gjitha kaziove dhe lojërave të fatit në vend, por më shumë informacione do jepen pas përfundimit të aksionit.
Thirrje për mbyllje të lojërave të fatit ka bërë edhe kryeministri Haradinaj e kreu i Kuvendit, Veseli. Ata kanë deklaruar se lojërat e fatit duhen mbyllur në mënyrë që të shmangen humbjet e jetëve që shkaktohen prej tyre.