Kombëtarja shqiptare luan sot ndaj Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
Kombëtarja është grumbulluar në Durrës ku po përgatitet për sfidën e parë që duhet thënë është mjaft e rëndësishme dhe është vlerësuar maksimalisht nga ekipi duke qenë se Turqia është një rival i drejtpërdrejtë i Shqipërisë në grup.
Trajneri italian, Panuçi, pritet të bë dsia ndryshime në formacion për takimin. Kështu në vend të Strakoshës së pezulluar do luajë Berisha, ndërsa në sulm rikthehet Sadiku.
Mbrojtja mund t’i besohet katërshes, Aliji, Veseli, Gjimshiti e Hysaj me Mavrajn që mungon.
Në mesfushë do jenë Memushaj, Xhaka e Abrashi në qendër me Grezdën e Uzunin nga krahët kurse sulmi i besohet Sadikut. Nuk janë grumbulluar për këtë takim Roshi e Cikalleshi e Lenjani.