Djemtë e kombëtares kanë pësuar edhe golin e dytë i cili erdhi nga një goditje jashtë zone e Calhanoglu.
Menjëherë pas golit të dytë të Turqisë, tifozët shqiptarë kanë nisur koret ofenduese në drejtim të trajnerit Panucci.
“Panucci, Panucci vafanculo” dëgjohet nga tribunat e “Loro Boriçit”. Fakti që Turqia kryeson 2-0 ka mërzitur pa masë tifozët, ndonëse duhet pranuar se loja e kuqezinjve ka qenë e mirë.