Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarë e serbë kundërshtojnë idenë e ndarjes së Kosovës


Ideja për ndarjen territoriale të Kosovës është e dëmshme, e rrezikshme dhe e patolerueshme.

Ky përfundim është arritur nga debati publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?’’, i organizuar të enjten nga Qendra Mediale në Çagllavicë, shkruan “Koha Ditore”.

Panelistë të këtij debati kanë qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, si dhe analistë shqiptarë e serbë.

Fillimisht, Limaj ka deklaruar se qëndrimi i palës kosovare është i qartë rreth të ardhmes së dialogut. Ka thënë se në Bruksel, bazuar edhe në platformën që veç është miratuar në Kuvend, do të shkojnë me qëllim që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Kosova, sipas tij, është e pandashme dhe territori i saj është i pacënueshëm.

Të njëjtin mendim kanë pasur edhe pjesëmarrësit e tjerë në forum, të cilët kanë kërkuar arritjen e një marrveshjeje mes palëve, por pa ndarjen e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *