Pas denoncimeve të punonjësve të administratës të publikuara ditën e djeshme nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook, lidhur me organizimin e mitingut nga dyshja Rama-Veliaj në sheshin “Nënë Tereza”, sot janë publikuar të tjera mesazhe.
Këshilltari për Ekonominë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar një mesazh që i është dërguar nga një qytetar i cili shkruan se të shtunën u është thënë të dalin me detyrim në mitingun Rama-Veliaj bashkë me familjarët, në të kundërt të japin dorëheqjen nga puna.
Një tjetër mesazh me përmbajtje të ngjashme është publikuar nga anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku. Në mesazh shkruhet se në orën 11 të gjithë duhet të jenë në shesh, ndërsa kërkon që të mos i publikohet emri pasi e largojnë nga puna.