Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite sulmon protestuesit palestinezë, vriten dy persona dhe 55 të tjerë plagosen


Forcat izraelite vranë dy palestinezë të premten dhe plagosën 55 të tjerë që morën pjesë në protesta javore përgjatë kufirit të fortifikuar Izrael-Gaza, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton “Reuters”.

Zyrtarët mjekësorë thanë se dy burra të moshës 29 dhe 18 vjeç u vranë me armë zjarri, në dy vende të ndryshme në Gazën Qendrore. Ushtria izraelite tha se po përballen me protesta masive, me rreth 9 500 protestues, që kanë hedhur në drejtim të ushtrisë izraelite shkopinj dhe digjnin goma.

Një zëdhënëse ushtarake tha se trupat ishin përgjigjur me “mjetet e shpërndarjes së trazirave” dhe u qëlluan sipas procedurave standarde të operimit.

Zyrtarët mjekësorë të Gazës thonë se rreth 200 njerëz janë vrarë që kur palestinezët nisën protestat javore të kufirit më 30 mars të vitit të kaluar. Ata po kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në vendin nga i cili paraardhësit e tyre ikën ose u detyruan të iknin gjatë themelimit të Izraelit në vitin 1948. Edhe palestinezët kanë vrarë një ushtar izraelit, ngjarje kjo e ndodhur pak kohë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *