Forcat indiane të sigurisë, të premten, vranë shtatë militantë, të cilët besohet se i përkasin forcave të ndryshme të Pakistanit. Kjo është edhe përplasja më e egër dhe me më shumë viktima ndërmjet dy shteteve, që janë duke kthyer sërish arenë lufte rajonin e lakmuar të Kashmirit, shkruan “Reuters”.
Policia tha se militantët i përkisnin Lashkar-e-Taiba dhe Jaish-e-Mohammad (JeM), dy grupime me aktivitet ushtarak që veprojnë në Pakistan. Ky sulm mund të jetë hakmarrës, pasi më herët organizatat në fjalë besohet se kanë kryer vrasje të forcave militare indiane.
India ka nisur disa herë ofensive ushtarake në Kashmir, një rajon që pretendohet edhe nga Pakistani, ndërsa kontrollohet pjesërisht prej të dyja kombeve të mëdha. Pakistani mohon dhënien e mbështetjes materiale militantëve në Kashmir, por thotë se ajo siguron mbështetje morale dhe diplomatike për vetëvendosjen e njerëzve të Kashmirit.
Autoritetet indiane gjithashtu ndaluan të premten një organizatë tjetër separatiste në Kashmir, Jammu dhe Frontin e Çlirimit të Kashmirit. Kryetari i saj Yasin Malik u burgos këtë muaj sipas një ligji që lejon që të dyshuarit të mbahen në burg deri në dy vjet.