Policia e shteti ka dhënë detajet e para për vrasjen në qendër të qytetit të Elbasan ku mbeti i vrarë avokati Ravik Gurra.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në orën 19:35 një person i paidentifikuar akoma mbeti viktimë shtetasi me iniciale R.G 50-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.