Templates by BIGtheme NET

26-vjeçari godet me thikë priftin kanadez në mes të meshës (VIDEO)

Një burrë  ka plagosur me thikë një prift të Montrealit, ndërsa ai po kryente meshën e mëngjesit. Momenti i sulmit me thikë në kishën më të madhe të Kanadasë është filmuar nga kamerat.

Videoja e publikuar në rrjet, tregon momentin kur ati Claude Grou po zhvillonte ceremoninë kur një burrë i veshur me rroba të zeza dhe një kapele të bardhë bejsbolli i afrohet me shpejtësi.

“RT” shkruan se i riu e ndjek priftin nga pas, duke rrëzuar një nga qirinjtë dhe më pas e godet atë dy herë duke e rrëzuar përtokë.

Prifti Grou ngrihet menjëherë ndërsa dy njerëz të tjerë përballen me sulmuesin, i cili nuk bën asnjë përpjekje për të ikur nga skena.

Prifti u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime të lehta në trup. Sulmuesi 26 vjeçar u ndalua dhe u arrestua nga policia. Ai pritet të dalë përpara një gjykate penale të shtunën.

Në momentin kur ndodhi incidenti kishte rreth 60 njerëz në kishë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto