Pasi shkarkoi nga drejtimi i kombëtares trajnerin Christian Panuçi, flet për herë të parë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Në një prononcim për “Balkanweb” Duka ka kërkuar që ta lërë pas shpine humbjen me Turqinë dhe që gjithçka të fokusohet tek Andorra.
“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…” e mbyll me retiçencë presidenti i FSHF-së, duke nënkuptuar se nëse nuk fitohet me shtetin e vogël iberik, kualifikimi për në Euro2020 është një kapitull i mbyllur.
Nga ana tjetër, Duka ka konfirmuar edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës,, Edi Rejan. Por nuk ka treguar nëse ka biseduar me të për drejtimin e kombëtares.
“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, tha Duka.