Templates by BIGtheme NET

FSHF shkarkon Christian Panucci-n nga drejtimi i kombëtares

Pas humbjes së Shqipërisë ndaj Turqisë, FSHF ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares Christian Panucci.

Sipas FSHF-së, ekipi i kombëtares në ndeshjen e ardhshme kundër Andorrës do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Një ditë më parë, Panucci tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht humbjes.

“Nuk kam pse të jap dorëheqjen. As e çoj nëpër mend këtë”, është shprehur Panucci. Gjithsesi, FSHF duket se ka vendosur ta shkarkojë trajnerin.

Pas golit të dytë që pësoi skuadra jonë kombëtare, tifozët iu drejtuan trajnerit  në kore fyese dhe kërkonin largimin e tij./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto