Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri: Opozita po prish imazhin e vendit, nuk paguhemi për ta edukuar


Ish-ministri i Financave, Ahmetaj tha se opozita po i prish punë vendit për sa i përket imazhit të saj dhe çeljes së negociatave me BE-në.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24  ku tha se Kongresi i PS-së hapi rrugën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale si dhe për vijimin e reformave të rëndësishme të vendit.

“Kongresi ishte  në parapërgatitje për zgjedhjet lokale si  ishte një fokus të reformat e deritanishme dhe të gjithë reformat që do të vijojnë edhe më tej. Partia e vetme, që ka treguar maturi në vitet e tranzicionit. Është partia e vetme që nuk ka përdorur dhunë  dhe nuk është treguar egoiste. Partia Demokratike ka treguar papërgjegjshmëri.”, tha ai.

Ai tha se PS-ja po përgatitet për zgjedhje ndërsa diegien e mandateve nga ana e opozitës është papërgjegjshmëri.

“Kanë ndjekur mandatet vetë. Me ose pa ndërgjegjen e tyre. Qëllimin e dinë vetë ata. Të largohesh nga parlamenti është ekstreme dhe jo politike. Të dalësh në rrugë kur të gjithë presin hapjen e negociatave. Sa herë vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha ata prodhojnë ngërçe atificiale.” – shtoi Ahmetaj.

Më tej Ahmetaj shtoi se qeveria do vijojë punën e saj pasi është votuar për këtë ndërsa tha se kryeministri i ka shtrirë dorën opozitës për dialog.

“Ne na ka votuar populli të qeverisim dhe atë do bëjmë cdo ditë, e do mundohemi ta bëjmë gjithnjë e më mirë. Ne nuk na kanë votuar të edukojmë opozitën. Dialogu, sjell të mira për kodin zgjedhor, për punët e përbashkëta, për çeljen e negociatave, vendi ka sfida që kërkon edhe opozitën jo vetëm maxhorancën. Kanë braktisur parlamentin, përgjegjësinë ta mbajnë vetë, jemi votuar të qeverisim, jo për të qene edukatorë të opozitës.” – mbylli Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *