Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrja socialiste: E zhgënjyer që votova Ramën, të largohet!


Ish-ministrja e jashtme, ish-kryetare kryesie dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” këtë të premte, Dade tha se kryeministri Edi Rama duhet të largohet duke pranuar se edhe vetë është zhgënjyer për votën që i ka dhënë.

 “Rama në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament.

Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në KESH apo edhe në koncesione në shëndetësi por edhe të tjera.”, deklaroi Dade rreth minutës 22:00 të videos së mëposhtme.

“Jam e zhgënjyer që kam votuar Ramën, por jo e penduar. Unë mendoj se Rama duhet të ikë, nuk e them se e do opozita, sepse ata nuk kanë ende personalitet që t’u bashkohet pjesa gri e elektoratit, por Rama duhet të largohet për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Opozita nuk mund të marrë çdo gjë. Zgjedhje të parakohshme nuk mundet ta marrë tani, por të marrë një pjesë të asaj që ka kërkuar, largimin e kryeministrit. Për ta relaksuar situatën, të largohet Rama, por jo nga politika”, vijoi Dade.

Po ashtu Dade tha se nuk ishte fare kundër krijimit të një qeverie teknike sikurse kërkon opozita, por sipas saj duhen teknikë me reputacion.

“Këtu kemi të bëjmë me një amalgamë. O do të bësh një qeveri teknike dhe nuk jam kundër. Por ama me teknicienë që kanë një reputacion, që kanë një produkt në jetën e tyre. Me teknicienë që mund t’i japin ekonomisë, mund t’i japin vendit.”, tha Dade.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *