Vendosni fjalën kyçe....

Kapet sasi e madhe droge në Greqi, vinte nga Shqipëria


Rreth 230 kilogramë  kanabis janë sekuestruar në Greqi nga policia e vendit fqinj, drogë që vinte nga Shqipëria.

Gjatë një operacionit të zhvilluar në afërsi të Volosit, u kapën rreth 100 kilogramë kanabis që ishte fshehur në çatinë dhe dyshemenë e një furgoni.

Në pranga ranë 2 shtetasit grekë që shoqëronin lëndën narkotike. Një sasi prej 71 kilogramësh kanabis u sekuestrua në rrugën Kapshticë – Siatista. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të njësive antidrogë të Selanikut, Kozanit dhe Kosturit.

Në pranga ranë 4 shtetas shqiptarë, 3 prej të cilëve po transportonin me këmbë lëndën narkotike të ambalazhuar në 68 pako.

Sipas policisë greke, kreu i grupit është një 34-vjeçar shqiptar, i cili kishte siguruar gjetjen dhe transportimin e lëndës narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *