Përdoruesit e rrugës në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” duhet të tregojnë kujdes ditën e sotme, pasi Autoriteti rrugor Shqiptar ka lajmëruar se po kryhen punime.
ARRSH bën me dije se duke filluar nga sot, ora 9:00-17:00 në këtë aks rrugor do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ndërhyrja do të bëhet në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit.
“Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.
Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.
Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë kontraktore që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.