Kompania e famshme italiane për prodhimin e makinave, Lamborghini, pritet të prodhojë një tjetër mjet jashtërruge, që do pasojë modelin “Rambo Lambo”.
Drejtuesi i marketingut nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth modelit por ka deklaruar se në kompani po flitet për një model pasues.
Koha se kur do ndodhë kjo mund të jetë e afërt por sipas kompanisë italiane, për momentin, modelet Huracan, Aventador dhe Urus përbëjnë portofolin e markës.
Urus ndjek gjurmët e “LM002”, por vështirë se është e fokusuar për udhëtimet rrugë pa rrugë.
Ka të ngjarë që modeli pasardhës të jetë një coupe 2+2.