Mbesa e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer, ishte e ftuar në dasmën mbretërore të kushëririt të saj princit Harry me Meghan Markle.
Modelja, e cila është vajza më e madhe e vëllait të Diana-s, dukej mahnitëse e veshur me një fustan të gjelbër të Dolce & Gabbana-s dhe menjëherë sa në sy.
Nuk e desh shumë kohë që njerëzit të bënin krahasime mes saj dhe princeshës Diana dhe stilit të tyre për modën.
Por dasma mbretërore duket se kishte një efekt të habitshëm në jetën e Kitty, që as ajo nuk e priste, shkruan “Mirror”.
Duke folur për BAZAAR.com, Kitty shpjegon se si jeta e saj ka ndryshuar pas dasmës.
Brenda një jave ajo ishte u bë ambasadore për markën “Bulgari” dhe që nga ai moment ajo ka qenë non-stop me angazhime.
Që nga nëntori ajo ka kaluar vetëm tre netë në Londër, pasi e ka kaluar kohën duke punuar në New York, Dubai, Moskë dhe Pekin.
Ajo i tha BAZAAR.com: “Ishte padyshim e papritur. Ndjekësit e Instagram-it shkuan nga 17,000 në gjysmë milioni brenda natës. Mendova se kisha telefonin e dikujt tjetër kur u zgjova mëngjesin e ardhshëm. M’u desh të fikja njoftimet, sepse bateria e telefonit tim po binte…”
Gjatë intervistës Kitty tha gjithashtu se nuk po përpiqej të ndryshonte figurën e saj për të kënaqur askënd.
Ajo tha: “Unë mendoj se po i bëj këto gjëra sipas kushteve të mia. Nuk mendoj se është detyra ime që të vdes urie, vetëm që të vesh një veshje. Unë kam rënë dakord të bëj diçka për një markë apo çfarëdo, unë kujdesem për veten, por unë nuk jam e fiksuar apo e sëmurë. Nëse një markë dëshiron të punojë me mua dhe unë dukem bukur me atë, atëherë ata mund të më japin masën time”.
Kitty ka lindur në vitin 1990 dhe është rritur në Afrikën e Jugut me nënën e saj. Ajo studioi për psikologji në Universitetin e Cape Toën.
Edhe pse Kitty është fëmija më i madh i Earl Spencer, titulli i tij do të shkojë te vëllai i saj më i vogël Louis.