Vendosni fjalën kyçe....

“Mezi i mbushën karriget te sheshi Nënë Tereza, me detyrim e kërcënime” – Ina Zhupa



Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar disa foto nga Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste, ku shihen karriget bosh.

Sipas Zhupës, qytetarët e Tiranës mezi i kanë mbushur sot karriget në Sheshin Nënë Tereza, të detyruar dhe nën kërcënim.

Zhupa ka reaguar dhe lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se sot nuk bënë asnjë premtim për qytetarët por për oligarkët që kanë paratë.

“Qytetaret e Tiranes i braktisen sot, mezi i mbushen karriget e sheshit Nene Tereza me detyrim dhe me kercenime dhe me kete metode besojne se do mbushin edhe kutite e votimit!

Nje fushate qe hapet ne shkelje te ligjit, nis me premtimet per prishje dhe per ndertime kullash: do prishim teatrin, do prishim muzeun historik, do prishim biblioteken, do prishim teatrin e kukullave. Sepse sheshin e kane destinuar per kulla.

Nuk kishin asnje premtim per qytetaret sepse nuk mendojne se ja vlen, mjaftojne te premtojne PPP per oligarket dhe ata do sigurojne votat e duhura.

Ne nje fjale te shkurter dhe patetike me shume genjeu mbi realitetin e Tiranes sesa pati kurajon te thoshte si ka qeverisur ne keto 4 vite. Veliaj patjeter qe do mbahet mend si njeriu qe:

Drejtoi Tiranen ne menyre te paligjshme edhe plot me afera korruptive, vrasjen e Ardit Gjoklajt, me abuzime ne tendera dhe ne fonde, me fallsifikime gjobash dhe mandatesh.

Beri Tiranen lavatrice te pastrimit te parave te pista. Nga zero ndertime si premtim elektoral, sot kemi numer rekord ndertimesh dhe kullash, duke arritur ne 390 leje ndertimesh per vitet e tij.

Beri rritjen e tarifave, taksave dhe pagesave per Tiranen dhe zhdukjen e buxhetit në tendera korruptivë dhe me fitues te paracaktuar.

Beteja per zgjedhje te lira dhe demokraci vazhdon edhe per shpetuar nje here e mire nga kryebashkiak si Veliaj. Me zgjedhje te lira dhe te ndershme Veliaj i ka ditet e numeruara ne krye te bashkise.”, tha Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *