Vendosni fjalën kyçe....

“Nxirrni telefonat”, Rama ngre zërin dhe detyron socialistët të postojnë në rrjetet sociale


Në Kongresin e sotëm të Ps-së, kryeministri Edi Rama ka detyruar të pranishmit të nxirrnin telefonat nga xhepi për të bërë fotografi dhe për ta publikuar në rrjetet sociale nga eventi, duke etiketuar vendin dhe PS-në. Në fillim të pranishmit, menduan se ishte një shaka por Rama ngriti tonet dhe nisi të bërtiste që të nxirrnin telefonat atëhere një grup nejrëzish iu përgjigjën kërkesës së kryetarit.

“Tani në fund, nxirrini të gjithë telefonat nga xhepi. Të gjithë, e kam serioze. Pandeli nxirr telefonin nga xhepi. Pandeli mos kurse internetin. Nxirr telefonin nga xhepi, se do të marrin kamerat do thonë mediat skandal në Kongres. Masjko nuk nxjerr telefonin nga xhepi.  Nxirrni telefonat dhe bëni një fotografi aty ku jeni, postojeni nga Sheshi Nënë Tereza i Shqiptarëve, me PS, për Tiranën dhe Shqipërinë që duam. Shumë faleminderit të gjithëve dhe fjalia e fundit është: Rroftë Partia kuqezi e socialiste dhe e demokratëve, Partia Socialiste e Shqipërisë.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *