Vendosni fjalën kyçe....

Pas shkarkimit, Panucci largohet nga Shqipëria: Ishte vendimi i Dukës


Pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të kombëtares kuqezi, Christian Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë këtë mëngjes.

 Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panucci tha se ky ishte një vendim i presidentit të FSHF-së Armando Dukës dhe që ai e pranonte.

“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, tha Panucci.

Ndër të tjera, Panucci pranoi se ishte ai përgjegjës për humbjen e Shqipërisë ndaj Turqisë me rezultatin 2:0.

 “Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët. I kam falendëruar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, tha Panucci.

Trajneri italian e drejtoi kombëtaren shqiptare për 15 ndeshje, nga të cilat 9 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *