Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Gramsh ishte e paralajmëruar, 35-vjeçari ishte dënuar 2 herë për dhunë në familje


Të tjera detaje zbulohen lidhur me vrasjen që nddhi sot në Gramsh, ku një burrë mbyti me duart e tij bashkëshorten.

35-vjeçari ,Alvin Hysa, i cili mbyti me bashkëshorten Gurije Hysa rezulton se është dënuar dy herë më parë për dhunë në familje dhe trajtohet me kemp si person me probleme të karakterit mendor.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të mesnatës së kaluar, pasi çifti ra në gjumë.

” Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”, thuhej në njoftimin e policisë.

35-vjeçari pasi mbyti bashkëshorten më pas doli nga dhoma për tii rrëfyer të atit  çfarë kishte bërë.

Më pas Alvin Hysa ka marrë mushkën dhe është larguar nga banesa dhe ka shkuar te motra e tij në fshatin Lumas në Berat. Aty i rrëfen motrës për krimin që ka kryer dhe më pas rikthehet në Berat.

Gurije Hysa ishte nënë e tre fëmijëve, një vajze në klasën e gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë e tretë dhe tjetri në kopsht. Fatmirësisht të vegjlit nuk ndodheshin në banesë por tek gjyshja e tyre në Berat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *