Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhje parakohe nëse merrni një bashki më shumë”, vjen reagimi nga PD-ja


Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se nëse opozita do të fitonte një bashki më shumë në zgjedhjet lokale, atëhere do të ishte i gatshëm, të zhvillonte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Mos harroni se ka vetëm një rrugë, në fund të ditës vendos populli se kush e fiton dhe kush humbet betejën. Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin se çfarë bashkish duam. Lulzim Bashës dhe atyre që  e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik.

Hajdeni, ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona që në Qershor edhe votimi dhe numërimin elektronik, dhe meqë e keni me shumë qejf temën e shitblerjes së votës, jemi gati të miratojmë në kuvend çdo masë të që mund të propozojë znj. Monika Kryemadhi. Pastaj e kalojmë vetë ne në Kuvend me deputetë e rinj. Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë”-tha Rama.

Por pas kësaj deklarate, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili ka ironizuar fjalët e Ramës, duke thënë se ai po kërkon të vjedhë zgjedhjet lokale.

“Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme”, shkruan Bardhi në një postim në  twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *