Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në qarkun e Lezhës.
Dyshohet se deri tani janë djegur më shumë se 10 hektarë pyje.
Efektivët e Inspektoratit Pyjor kanë vajtur me shpejtësi në zonë dhe po përpiqen të shuajnë flakët.
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe për këtë prokuroria ka nisur hetimet.
Paraditen e sotme një zjarr ra në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës ku u dogjën masive të tëra me pisha.