Vendosni fjalën kyçe....

20 vjet nga bombardimi i Jugosllavisë, Serbia: Falim por nuk harrojmë! Kurrë s’do futemi në NATO!


Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e NATO-s, edhe nëse mbetet i vetmi vend europian joanëtar. Kështu ka deklaruar ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 në ish-Jugosllavi, shkruan “RT”.

Vulin tha të shtunën se Beogradi ka zgjedhur të jetë ushtarakisht neutral në çdo kohë: “Ne e bëmë këtë zgjedhje sepse ne u bombarduam, por para së gjithash sepse ne kurrë nuk do të bëjmë me kombet e tjera atë që ata na kanë bërë ne.”

Më 24 mars, Serbia shënon 20 vjet që nga bombardimet e NATO-s të vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës, ku mbetën të vrarë qindra civilë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

“Ne nuk do të jemi në NATO, e kam bërë të qartë duke i folur sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg,” tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë me Kanalin 1 të Rusisë më 22 mars. “Serbia, që ishte zemra e ish- Jugosllavisë nuk është diçka që mund ta shkatërrosh”, tha ai.

“Ne jemi gati të falim, por nuk do ta harrojmë kurrë.”, tha Vuçiç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *