Vendosni fjalën kyçe....

Anija pëson defekt në mes të detit, mbi 900 njerëz ende në pritje të evakuimit (VIDEO)


1,300 persona kanë mbetur të bllokuar në një anije jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë. 440 persona janë evakuuar nëpërmjet helikopterëve ndërsa më shumë se 900 persona të tjerë dhe ekuipazhi janë ende në bordin e anijes prej 15 orësh pas sinjalit për ndihmë, shkruan “RT”.

Ekipi i shpëtimit arriti të rifillojë tre nga katër motorët e anijes mëngjesin e të dielës dhe aktualisht anija po tërhiqet në qytetin port të Moldës.

Disa njerëz kanë pësuar lëndime dhe tre prej tyre janë në rrezik për jetën. Shtatëmbëdhjetë persona të tjerë janë shtruar në spital, sipas autoriteteve lokale.

Videot e postuara nga udhëtarët tregojnë karriget dhe mobiljet r tjera, si dhe një piano, që rrëshqasin sa para- mbrapa pasi anija lëkundet për shkak të motit të stuhishëm.

Anija po udhëtonte nga Bergeni i Norvegjisë drejt Londrës. Anija kërkoi ndihmë urgjente të shtunën pasi filloi të shkonte drejt bregut shkëmbor perëndimor të Norvegjisë pas problemeve me motorët.

Helikopterët dhe anijet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, por u përballën me vështirësi për shkak të kushteve të motit. Zyrtarët thonë se është shumë herët për të spekuluar nëse moti i keq ishte një shkak i incidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *