Templates by BIGtheme NET

Bayer shënjestron qendrën e mbrojtjes së Napolit

Bayern Mynih ka nisur kontaktet e para për mbrojtësin e qendrës Koulibaly. Një sondazh që ka nisur javët e fundit dhe që duhet të konkretizohet në një ofertë konkrete prej 110 milionë euro në qershor. Shifra të rëndësishme, që mund ta lëkundin De Laurentiis të privohet nga mbrojtësi i fortë.

Në fakt, për të mos mbetur zbuluar, Napoli po interesohet për De Paul e Lasagna. Vetëm se Koulibaly nuk është i vetmi nga të mëdhenjtë që mund të largohet nga San Paolo. Edhe Allan, dëshiron të ndryshojë ambjent dhe duket se ka arritur një akord me PSG.

Në detaje, operacionet më të rëndësishme mund të vijnë nga shitjet e Koulibaly e Allan. Dy lojtarët e preferuar të tifozëve konsiderohen “të pashitshëm” nga Ancelotti e AdL, por me shifra të ekzagjeruara, situata mund të shihet ndryshe.

I tillë është sulmi i përfolur i bavarezëve me ofertën e tyre prej 110 milionë, ndërsa për mesfushorin, PSG ka vendosur në tavolinë të paktën 75 milionë euro. Oferta të rënda, që De Laurentiis nuk mund ti injorojë e ti kthejë mbrapsht lehtë, pa bërë më parë vlerësimin mbi plusvalencat dhe të ardhmen.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto