Një trup i dekompozuar është gjetur sot në pyll, në afërsi të malit të Krrabit, në Pukë.
Dyshohet se trupi i pajetë i përket 49-vjeçarit Zek Prenga, i cili është identifikuar nga familjarët në Morgun e Spitalit Pukë.
Dyshohet se trupi i 49-vjeçarit në fjalë ndodhej në pyll prej dy muajsh.
Sipas policisë, Prenga raportohet të ketë humbur kontaktet me familjen prej rreth tre muajsh. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 49-vjeçarit, ndërsa sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.