Aeroportet italiane kanë paralajmëruar grevë urie për të hënën. Mediat italiane shkruajnë se greva do të zgjasë rreth 4 orë me radhë dhe do të bllokohen kështu të gjitha fluturimet.
sindikatat që kanë organizuar protestën kërkojnë ndryshime në legjislacionin që rregullon sektorin, pasi sipas tyre ka nxitur një konkurrencë të fortë midis kompanive, të cilat ushtrojnë formave ekstreme të kontratave me punëtorët që kanë frikë për punësimin e tyre në të ardhmen.
Sakaq, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë nesër drejt Italisë që të kenë kujdes dhe të kontaktojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletën, që të mos ndeshen me pritje të gjata.
“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.
Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.
AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.”, thuhet në njoftimin e AAC-së.