Të paktën 134 njerëz mbetën të vrarë gjatë një sulmi me motive etnike në një fshat në Malin jugor.
Një tjetër fshat u sulmua gjithashtu, sipas zyrtarëve lokalë dhe numri i viktimave pritet të rritet edhe më tej.
Fshati Ogossagou, i banuar nga pleqtë Fulani, u sulmua nga një grup personash të armatosur herët në mëngjes. Sulmuesit u paraqitën me veshjet e një fisi tjetër, gjuetarët Donzo, sipas kryebashkiakut të qytetit të afërt të Bankass, Moulaye Guindo.
Sulmi ka lënë të paktën 134 njerëz të vdekur dhe fshati ishte tërësisht i shkatërruar, shtoi zyrtari. Numri i të vdekurve nuk është përfundimtar.
Një tjetër fshat afër Fulanit, Welingara, gjithashtu u sulmua, duke çuar në një numër vdekjesh ende të pacaktuara, tha zyrtari, cituar nga Reuters.
Sulmi duket se është një nga më të përgjakshmit në vend, pavarësisht se Mali përjeton vite dhunë etnike dhe fetare.