Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s: Mirënjohës aleatëve euro-atlantikë


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në këtë 20 vjetor të sulmeve të Aleancës Veriatlantike mbi Serbinë e Milloshevicit.

Presidenti shkruan se ndërhyrja e NATO-s i dha fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës si dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. 
Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *