Dy këngëtarët Flori Mumajesi dhe Sabri Fejzullahu kanë debatuar në distancë lidhur me çështjen e klikimeve të blera.
Ishte i pari Fejzullahu ai që hapi debatin, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Gjesi”, ku mori si shembull Flori Mumajesin për blerjen e klikimeve. Sipas tij për një ditë Flori merr 3 milion klikime dhe blerja e tyre ishte shpjegimi.
Mirëpo Mumajesi duket të jetë prekur nga kjo deklaratë pasi ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar videon e Fejzullahut nga ky moment.
Mumajesi thotë se edhe nëse i ka blerë, nuk e ka bërë me paratë e Fejzullahut kështu që ai s’ka pse mërzitet aq shumë. Megjithatë sqaron se ai nuk ka blerë ndonjëherën klikime.
“Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger m.. i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave”., shkruan Mumajesi.
Sabri Fejzullahu nuk ka reaguar më lidhur me komentin e Mumajesit.