Krijuesit e robotëve të seksit “RealBotix” po shpresojnë që të hyjnë në tregun e femrave me ofertën e tyre më të fundit, robotin Henry i cili ‘premton’ superperformancë seksuale dhe shoqëri.
Roboti në fjalë po zhvillohet për t’u dhënë grave ato çfarë duan, jo vetëm në shtrat. Henry do të programohet për t’ju dëgjuar, për të folur folur për ditën tuaj, për të mbajtur mend shpresat dhe frikërat tuaja si edhe për t’ju përqafuar.
Më pak se 10 përqind e 300 deri në 400 porosive të bëra në kompani brenda një viti, janë nga gratë dhe çiftet, ka bërë të ditur Matt McMullen, themeluesi i “RealBotix”, i cili shtoi se pyetjet mbi Henry-n kanë qenë më të larta.
Një pyetje që femrat shpesh e bënin me shaka për seksobotin (shkurtim për robot për seks) ishte nëse Henry mund të merrte plehrat.
Sigurisht për këtë ende nuk është gjetur një zgjidhje pasi ende po punohet për ta bërë Henry-n të flasë dhe të ecë në të njëjtën kohë.
Henry është krijuar për shkak se deri më tani kompania ofronte të tillë robotë vetëm për meshkujt, duke u kritikuar shumë nga publiku se po objektizonte femrat.
Henry do të dalë në shitje vitin e ardhshëm me një çmim prej 11,000 deri në 15,000 dollarësh, në varësi të shtesave opsionale. Ai mund të bëhet me porosi sipas preferencave të ndryshme të klientëve.