Pylli i Bedenit në Kavajë është përfshirë pasditen e sotme nga një zjarr i madh. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe shkurre.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, mirëpo për shkak të terrenit të vështirë i cili favorizon përhapjen e flakëve, e kanë të pamundur të ndërhyjnë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka qenë i qëllimshëm. Ditët e fundit zjarret janë kthyer në një shqetësim në vend, pasi janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjore.
Vijon…