Templates by BIGtheme NET

Probleme në dhomat e zhveshjes por Cutrone premton besnikëri ndaj Milanit

Milan kënaqet sepse edhe në kombëtare pikërisht xhevahirët e tij vazhdojnë të bëjnë mirë. Piatek e Pakueta janë vlerësuar dy blerje të nivelit të lartë në merkaton e janarit dhe janë ngjitur në hierarkitë e klubit kuqezi, duke shkaktuar edhe ndonjë prishje humori në brendësi të dhomave të zhveshjes së skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Mes të “pakënaqurve”, ose më mirë mes atyre që do të donin të gjenin më tepër hapësira, është sigurisht Patrik Kutrone, që ka humbur terren pas ardhjes së pistolerit polak.

E ARDHMJA – Kutrone nuk është i lumtur dhe atëherë për të provuar për të qetësuar ujërat ka ndërhyrë për Gazzetta dello Sport menaxheri i tij Xhovani Brakini, i cili ka qartësuar se, tani për tani, Kutrone është i përqendruar tek Milani: “Patrik është absolutisht i përqendruar tek Milani, shpreson që mund të japë maksimumin e kontributit për kualifikimin në Champions League dhe për Kupën e Italisë. Janë objektiva të rëndësishme dhe ai është i ndërgjegjshëm për situatën. Respekton zgjedhjet e Gatuzos dhe cilësitë e shokëve”.

LAMTUMIRË? ASNJË AKORD – “Patrik e di shumë mirë që ky është një sezon rritjeje, konkurrenca është të paktën stimuluese. Sidomos kur në horizont janë objektiva shumë të mëdha. Pra askush nga ne nuk ka menduar qoftë dhe minimalisht të bëjë gati valixhet. Janë false të gjitha ato zëra të akordeve me klube të tjera, në veçanti ato me Torinon. Përsëris, jo vetëm që nuk kemi folur kurrë me askënd, por nuk kemi në program kontakte për të ardhmen”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto