Vendosni fjalën kyçe....

Rozana Radi tregon si futbolli desh e la pa të dashur kur ishte adoleshente: Por kur e zura unë, zura më të mirin!


Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, në një intervistë për Rudina Dembacajn është kthyer pas në kohë duke kujtuar momentet e saj si adoleshente.

Radi ka treguar se nuk ka qenë nxënëse e shkëlqyer në shkollë dhe kjo për shkak të futbollit. Ajo tregon se luante shpesh me çunat e lagjes, gjë e cila e la pas në gjetjen e një të dashuri në krahasim me shoqet e saj që i kishin nisur dashuritë e para më herët.

“Isha e zënë duke lozur futboll, bëja gjithmonë portieren, luaja me çunat. Nuk mbaj mend të kem veshur ndonjëherë kilota dhe pastaj fillova të kuptoj se të duhet ndonjë mashkull në jetë. Shoqet e mia kishin filluar dashuritë e para. Unë në mendjen time kisha filluar më herët se ato, por paraqitja ime nuk ma ofronte këtë luks që të kisha një të dashur në atë kohë. Megjithatë kur e zura unë, zura më të mirin.”, tregon Rozana Radi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *