Vendosni fjalën kyçe....

“Shefes së kabinetit të Manastirliut i vodhën 300 mijë euro, por policia e fsheh” – denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një gruaje e cila thotë se është punonjëse në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas punonjëses, shefes së kabinetit të Manastirliut, Erjona Hoxhajt i kanë vjedhur një shumë prj 300 mijë eurosh.

Sipas saj, policia e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë pasi Hoxhaj nuk kishte si ta justifikonte atë shumë parash.

“Denoncon drejtoreshen qe i kane vjedhur 300 mije euro dhe policia fsheh kete akt”, komenton Berisha.

Ndër të tjera, punonjësja e cila kërkon të mbetet anonim për shkak se mund të humbasë punën, shton se këto para janë përfituar duke vjedhur ndërsa akuzon Hoxhën dhe ministren Manastirliu se po planifikojnë të bëjnë të tjera vjedhje.

“Pershendetje Profesor Berisha. Une jam nje punonjese e Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Do te doja te denoncoja dicka te padegjuar me pare qe ka ndodhur ne ministrine ku une punoj prej shume vitesh. Drejtoreshes se kabinetit te ministres Erjona Hoxha i kane vjedhur ne shtepi nje shume prej 300.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur ne tetor 2018 por eshte mbajtur e fshehte nga policia se kuptohet ate shume Erjona Hoxha nuk mund ta justifikinte. Me e rendesismja eshte se Erjona eshte kryesekserja e ministres Manastirliu dhe te dyja bashke po kerkojne qe keto para te vjedhura ti zevendesojne perseri me te tjera vjedhje. Kuptohet qe Erjona eshte rojtarja. Vjedhja, arroganca, gjobevenia, klientelizmi jane tipari dallues i kesaj bande. Gjithe llumin e pisllekun kjo bande perpiqet ta mbuloje me makiazhe te shtrenjta dhe like e share me detyrim ne facebook. Te lutem doktor anonim pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij.”, shkruan punonjësja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *