Vendosni fjalën kyçe....

Trump nuk ka lidhje me ndërhyrjet Ruse në zgjedhjet presidenciale


Sipas një raporti të dërguar ligjvënësve nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller III,  nuk gjeti asnjë lidhje të Donald Trump apo bashkëpunëtorëve të tij në fushatë, në përpjekjet për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në 2016.

“Hetimi nga Prokurori Special nuk gjeti asgjë që lidh fushatën e Trump apo ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij më Rusinë në përpjekjet për të influencuar në zgjedhjet e 2016”-thuhet në përmbledhjen prej katër faqesh nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, raporton Washington Post.

Në pyetjen nëse presidenti mund të kishte kërkuar të pengonte hetimin e nivelit të lartë, ekipi i Mueller nuk ofroi një përgjigje përfundimtare.

Këshilli i Posaçëm. . . nuk ka nxjerrë një konkluzion – në një mënyrë apo në tjetrën – nëse veprimet përbëjnë pengesë “- thuhet në letrën e Barr-it drejtuar ligjvënësve.

Prokurori special shkruan se “ndërkohë që ky raport nuk nxjerr përfundime se Presidenti ka kryer krim, por as nuk e shfajëson atë”-thuhet në letër.

Për secilën prej veprimeve  të hetuara, raporti paraqet dëshmi mbi të dyja pjesët e pyetjes dhe lë të pazgjidhura atë që Avokati i Posaçëm e sheh si” çështje të vështira “të ligjit dhe faktit nëse veprimet dhe qëllimi i Presidentit mund të konsiderohen si pengesë “-thotë letra.

Mueller “përfundimisht ka vendosur të mos bëjë një gjykim tradicional prokurorial“, shkruan Barr, duke ia lënë në dorë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod J. Rosenstein për të vendosur nëse presidenti kishtë ndërhyrë për të penguar hetimet.

Barr shpjegoi më tej në këtë vendim duke shkruar se “raporti nuk identifikon veprime që, sipas gjykimit tonë, përbëjnë sjellje obstruksioniste, kanë lidhje me një procedurë të pezulluar ose të parashikuar dhe janë bërë me qëllim korruptiv ku secila nën principet e Departamentit dhe  prokurorisë federale e cila është kompetente për vendimet e akuzës, duhet të vërtetohen përtej një dyshimi të arsyeshëm.”/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *