Një 24 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë pasi rezultonte i shpallur në kërkim.
I riu, Emiljan Korreshi, u kap nga karabinierët në tetor të vitit 2017 me 5 kg marihuanë në Piazzale Falcone, i vetëm në autobus duke udhëtuar për në Italinë Qendrore.
Veprimtaria e tij si korrier i drogës ishte pikasur më herët nga karabinierët, derisa u kap në flagrancë.
Në përfundim të gjykimit, ai u dënua me 3 vjet e 9 muaj burgim.
Pas formaliteteve të rasti, i riu përfundoi në burgun e Raguzës.