Templates by BIGtheme NET

Bardhi: Prokuroria po mban një qëndrim politik për çështjen e lobimit

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.

Sipas Bardhit, prokuroria ka pasur mundësinë të dalë në konkluzion për këtë çështje, por po e risjellin sa herë që qeveria është në vështirësi. Kjo çështje sipas Bardhit doli kur nisën hetimet ndaj Saimir Tahirit, më pas kur nisën lidhjet e vëllait të Fatmir Xhafajt me trafikun e drogës.

Bardhi tha se Partia Demokratike nuk ka kontratë me Binata Trade. Ai tregoi procesverbalin e Prokurorisë ku nuk ishte pyetur fare por i ishte thënë që a ke ndonjë gjë të re.
Bardhi deklaroi se letërporositë nuk kanë asgjë për Partinë Demokratike.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto