Një natë e zakonshme në një lokal në Rusi përfundoi si një skenë nga një film horror, pasi një person u përpoq të sharronte njerëzit me anë të një sharre elektrike.
Incidenti i rëndë por fatmirësisht pa viktima ndodhid në qytetin port të Nakhodka-s në bregun e Paqësorit të Rusisë.
Sidoqoftë, klienti i barit nuk mundi dot që të vriste njeri pasi personat në bar reaguan shpejt, duke çarmatosur atë, raportojnë media lokale.
Një video që u shfaq në internet tregon njerëzit që reagojnë me shpejtësi dhe trimëri ndaj një klienti që ndez një sharrë elektrike dhe u turret klientëve.
Thirrje plot frikë e tension dëgjohen në sfondin e videos. Shumë komentues në rrjetet sociale e përshkruan personin “të sëmurë mendor” dhe një “pijanec”.
Kurse disa të tjerë e lidhën incidentin me filmin e famshëm hollivudian “Sharra”.
Është e paqartë nëse sulmuesi është arrestuar apo ka arritur të arratiset. Policia lokale sipas mediave ruse nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.