Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi i “Shullazit” shtyhet përsëri, avokatja mbrojtëse dha dorëheqjen


Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurve të tjerë. Këtë radhë shkak është bërë avokatja mbrojtëse e caktuar kryesisht, e Gilmano Danit, e cila ka dhënë dorëheqjen për shkak se ndodhet jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Si rezultat gjykata ka shtyrë seancën dhe ka vendosur për zëvendësimin e avokates me një tjetër.

Seanca e radhës pritet të mbahet më datë 8 Prill.

Në seancën e kaluar, avokatja mbrojtëse Eralda Brahimasi u gjobit me 100 mijë lekë pasi u bë shkak për shtyrjen e gjyqit me mungesën e saj.

Në vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda të dhënë në nëntor të vitit të shkuar, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.

Ai është shpallur fajtor për shtrëngim dhe kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj.

Nga shtatë akuza të ngritura nga Prokuroria, Shullazi u shpall fajtor për tre akuza. Pjesëtarët e tjerë të bandës, Gilmano Dani është dënuar 12 vite burgim, Endrit Qyqja, 10 vite burgim, Endrit Zela 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *