Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj shkarkon zv.ministren e Drejtësisë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme zv.ministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, pas deklaratave të kësaj të fundit se bombardimet e NATO-së mbi Serbinë ishin genocid ndaj popullit serb.

Bashkëngjitur me statusin në faqen e tij në “Facebook”, Haradinaj, ka publikuar edhe dokumentin e firmosur prej tij për vendimin e shkarkimit, ndërsa shton se në qeverinë e Kosovës nuk ka vend për individët që denigrojnë vlerat euroatlantike.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq.” – shkruan Haradinaj në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *