Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku një kamionccinë ka goditur një person që po lëvizte me biccikletë.
50 vjeçari me inicialet G.K është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.
Drejtuesi i mjetit me inicialet A.P, 63-vjeç është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Elbasanit, për veprimet e mëtejshme. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.