Vendosni fjalën kyçe....

Lobim në SHBA dhe lidhje me rusët? Basha thirret në Prokurori


Prokuroria e Tiranës ka thirrur sërish sot kreun e Partisë Demokratike, lidhur me dosjen e lobimit në SHBA.

Basha është thirrur si person që ka dijeni për lobimin e selisë blu dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërsa radhën e shkuar ishte thirrur per t’u njohur me aktet, ftesë të cilën e refuzoi. Por sot është paraqitur.

“Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet. Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames. Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori”, thuhet në sqarimin e PD-së.

Kërkesën e  paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike, Basha e konsideroi si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Në një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, Basha tha se as ai dhe as ndonjë tjetër drejtues i PD-së nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

Sipas kreut të PD-së, ata janë paraqitur në Prokurori vetëm për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *