Vendosni fjalën kyçe....

Matadori kryesor spanjoll goditet keqazi nga demi gjatë ndeshjes (Video)


Një nga matadorët kryesorë të Spanjës u plagos rëndë pasi u godit në mënyrë të egër në pjesën e prapme dhe u hodh në ajër nga një dem gjatë një festivali në Valencia.

Enrique Ponce, një matador spanjoll 47 vjeçar, që mburret me më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram, pësoi një dëm të madh pasi një bri rreth 10 centimtra i demit e goditi në të pasmet e tij,

Ponce u transportua nga festa e festivalit në spital për operacione emergjente pas lëndimeve të marra nga goditja e demit 535 kilogramësh. Ai kaloi disa ditë në spital pas operacionit të tij dhe po riaftësohet dalëngadalë, raporton media spanjolle.

Pamjet televizive nga ngjarja treguan se matadori ngeci në tokë për disa sekonda pas goditjes. Në vitin 2017, fituesi i çmimit spanjoll, Matadori Ivan Fandino vdiq pasi u godit në mushkëri gjatë një ndeshjeje në qytetin francez Mont de Marsan.

Megjithë përpjekjet e aktivistëve për të drejtat e kafshëve, ndeshjet me dema mbeten të njohura në Spanjë, me rreth 1.800 shfaqje në vit, të shikuara nga rreth gjashtë milionë spektatorë.

Ato u ndaluan në Katalunjë nga qeveria nacionaliste katalane në vitin 2012, megjithëse kjo u shfuqizua në vitin 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *